Ngjarje e rëndë në Zvicër, shqiptari humb jetën në punë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zvicër, ku një shqiptar nga Kosova ka humbur jetën, pasi është aksidentuar në punë.

Ngjarja ka ndodhur në komunën Wildersëil të Zvicrës, ndërsa shqiptari që humbi jetën është rreth 61 vjeç, por identiteti i tij nuk bëhet i ditur.

Ai është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

61-vjeçari ka vdekur pasi është goditur nga një pllakë çeliku, në një punishte ndërtimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai punonte kryesisht me shtrimin e rrugëve. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por Policia e kantonit të Bernës ka filluar hetimet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?