Ngjarje shokuese në Gjrokastër, vrasin nënën dhe e raportojnë si vdekje natyrale

Dy personat me inicialet D. A dhe SH. A, 59 dhe 66 vjeç, sipas policisë, kanë vrarë nënën e tyre dhe në bashkëpunim me një mjeke, e kanë raportuar atë si vdekje natyrale dhe më pas si vetëvrasje.

Në prangat e policisë, përveçd dy fëmijëve të viktimës, ka përfunduar edhe mjekja e spitalit, e cila në kartelë ka shkruar se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Shkak për këtë ngjarje të rëndë mendohet të jetë bërë një sherr mes fëmijëve dhe viktimës.

Swiss Digital Desktop Reklama

92-vjeçarja, e cila është dhunuar, është dërguar në spital për kurim, por nuk ka mundur dot të mbijetojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për këtë arsye, dy fëmijët e saj kanë kërkuar nga mjekja me inicialet E.H, që të shkruajë në raport se ajo ka vdekur për shkaqe natyrale.

Hetimet për këtë rast tashmë i kanë kaluar prokurorisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?