Ngjarje tragjike! COVID-19 shuan familjen mirditore, ndërrojnë jetë tre persona brenda një jave
Koronavirusi shkakton tragjedi të rëndë në një famije mirditore.
COVID-19 ka goditur rëndë duke shuar jetët e tre anëtarëve të një familjeje në Rubik vetëm brenda pak ditësh. Fatkeqësisht ka humbur betejën me këtë virus Hamit, Dushe dhe Alban Cara, djali i tyre i vetëm.
Këtë betejë e humbën fillimisht djali dhe babai, ndërsa fatkeqësisht pak ditë më pas, brenda një harku kohor prej një jave, ka ndërruar jetë edhe gruaja.
Shqipëria ndodhet në një situatë të rënduar me koronavirusin, ku në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me sëmundjen 21 persona, duke e çuar në 1897 numrin e personave që kanë ndërruar jetë që prej fillimit të pandemisë.
KOHA JONË SONDAZH

