Ngjarje tragjike në mes të Tiranës, gruaja hidhet nga kati i 12-të i hotelit dhe ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mes të Tiranës, ku një 34-vjeçare i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i 12 i një hoteli.

Policia sqaron se ngjarja tragjike ka ndodhur më 14 nëntor, ndërsa 34-vjeçarja ka ndërruar jetë menjëherë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Në lidhje me ngjarjen, ku më datë 14.11.2019, u gjet një shtetase e pajetë në shkallët e emergjencës së një hoteli në Tiranë, nga veprimet të kryera nga grupi hetimor si dhe kqyrja e pamjeve filmike rezultoi se:

Turpi i pajetë i përkiste shtetases G. V.,34 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor, ku në kushte të rënduara psikologjike është vetëhedhur nga kati i 12-të i shkallëve të emergjencës të hotelit, për pasojë ka ndërruar jetë.

Materialet u referuan në Prokurori për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP