Ngjarje tronditëse/ 67 vjeçari akuzohet se la shtatzënë një 12 vjeçare, e kapi me forcë…

Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e djeshme (30 dhjetor) qytetin e Pogradecit, ku një i moshuar 67 vjeç kishte përdhunuar një vajzë të mitur 12 vjeçe, e cila kishte ngelur shtatzënë.

Historia tronditëse ka ndodhur në fshatin Piskupat, në muajin gusht, ku edhe siç thotë policia, Rushan Selko ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj në banesën e tij.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan shtetasin R. S., 67 vjeç, banues në fshatin Piskupat. Dje, ka kallëzuar në prani të prindërve, psikologut dhe prokurorit, një 12-vjeçare, se në muajin gusht 2025, shtetasi R. S. ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, në banesën e tij, dhe se ajo është shtatzënë”, tha policia në njoftimin zyrtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja

Swiss Digital Mobile Reklama

E mitura është abuzuar seksualisht me forcë nga një i moshuar, person i njohur për familjen e të miturës.

Rasti është evidentuar pasi vajza kishte ndryshime fizike, ç’ka detyroi prindërit ta çonin në spital për ekzaminim. Pas vizitës u konfirmua se e mitura ishte shtatzënë.

Mësohet se i moshuari, 67  vjeç e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën për të mos treguar ngjarjen, ndërsa policia ka bërë arrestimin e këtij të fundit.

Dëshmitë

Familjarët e të miturës, jashtë kamerave janë shprehur se me të autorin e dyshuar kishin shumë miqësi dhe rrinin shpesh në shtëpitë e njëri-tjetrit.

Ndër të tjera, ata nuk kanë patur dyshime që mund të ndodhte kjo ngjarje, pasi mes tyre kishte marrëdhënie korrekte.

Ata presin që drejtësia të bëjë punën e saj, teksa paraqiten në gjendje shumë të rënduar emocionale dhe shprehen se ndihen të turpëruar nga ngjarja që ka ndodhur.

Po ashtu, burime bëjnë me dije se banesat e autorit të dyshuar dhe të miturës janë ngjitur me njëra-tjetrën dhe familjarët e lejonin që ajo të shkonte në dyqan për të ardhur në ndihmë familjes të autorit të dyshuar.

Gruaja e kushëririt të Rushan Selkos, autorit të përdhunimit të një 12-vjeçarjeje në Pogradec, e cila ka mbetur shtatzënë dhe tashmë është rreth 22 javëshe, ka folur për mediat lidhur me ngjarjen e rëndë.

Zybe Selko është shprehur se nuk kishte dëgjuar fjalë të këqija për të dhe se për ngjarjen nuk kishte informacion. Sipas saj, Rushan Selka është familjar, baba i 4 vajzave dhe është edhe gjysh i disa nipërve mbesave.

“Unë e njoh si burrë të mirë. Nuk di gjë fare, se çfarë ka ai se di. Unë nuk kam marre vesh asnjë gjë. Qeparë qe erdhi policia, i çova deri aty lart edhe ika. Vajzën e njoh, është fëmijë. Marrëdhënia e te dyjave familjeve është shumë e mirë. Shkojnë e vijnë. Janë komshinj. Rrushani është pensionist, rri në shtëpi. Nuk dimë gjë fare, tani e morëm vesh. S’kemi dëgjuar ndonjëherë. Ai gruan e ka”, ka thënë ai.

Në foto: 67 vjeçari i akuzuar për krimin e përdhunimit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?