Ngjarjet e fundit kriminale, Brahimaj jo më kryepolic i Shkodrës
Ndryshime në Drejtorinë e Policisë vendore të Qarkut Shkodër. Niko Brahimaj nuk do të jetë më kryepolic i këtij qarku pas më shumë se një vit në këtë detyrë. Sipas ”Ora News”, Brahimaj është larguar nga ky post dhe në vend të tij është komanduar zv/drejtori i PVQSH, Lorenc Meta. Brahimaj ka pasur probleme shëndetësore dhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Për këtë arsye kanë komanduar Lorenc Metën. Nuk dihet qartësisht nëse largimi lidhet edhe me ngjarjet e fundit kriminale në këtë qark, siç është vrasja e dy të rinjëve në Malësi të Madhe.