Ngjarjet e sotme në Kuvend, Karamuço: Policët janë trajnuar për turma, jo për deputetët që u bënë si turma

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço teksa komentoi situatën që u pa sot në Kuvend, nënvizon se FNSH nuk duhet të kishte qenë e pranishme atje, duke shpjeguar se sipas ligjit, ata autorizohen vetëm në rastet kur kërkohen nga Garda e Republikës. Ai e vlerësoi qasjen e forcave të Policisë si të ashpër, duke theksuar se ata janë të trajnuara për të ndërvepruar me turmat, dhe jo me deputetët. Karamuço shpjegoi se përdorimi i sprajeve me efekt neuroparalizues është i justifikuar vetëm në distanca të caktuara dhe për situata specifike.

”Vetëm kur Garda kërkon mbështetje atëherë mund të futet Policia e Shtetit, FNSH e të tjerë, gjë që nuk ka ndodhur sot. Qëndrimi që ka mbajtur kreu i Gardës ka qenë i drejtë sepse kanë vajtur forca të FNSH pa autorizimin e tij. Tani që po flasim po bëhet një analizë pse ka ndodhur kështu sepse dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë. Sprai përdoret për efekt neuroparalizues që e çmobilizojnë personin nga një veprim agresiv.

Përdoren në distancë jo të afërt, 2 metra ose më shumë, prandaj po ta shikoni polici tërhiqet mbrapa. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë e kanë për përdorim për turmat, por rasti konkret duhet analizuar, nëse duhen përdorur në atë distancë apo duhen përdorur ndaj deputetëve. Thjesht mund të ketë qenë edhe një formë paralajmëruese. Po ta shikoni në atë kohë i hiqet kapelja, goditen policët. Po ata janë të trajnuar për turma, jo për deputetë që të kryejnë këto lloj veprimesh”,-tha Karamuço i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin.

SHKARKO APP