Ngjarjet kriminale, Lleshaj takim me vartësit për sigurinë dhe rendin
Ngjarjet e rënda krimianle kanë shqetësuar qeverinë. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka thirrur një takim në ministri me vartësit. Gjatë takimit të kërkuar nga Lleshaj do të diskutohet për grabitjen e Rinasit dhe me detajet e reja të ngjarjes. Gjithashtu Lleshaj do të kërkojë informacion edhe për disa grupe kriminale.
Mësohet se pjesëmarrës në takimin me fokus në sigurinë dhe rendin në vendin tonë është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu; Drejtori në Departamentin e Policisë Kriminale, Tonin Vocaj; Drejtori i Policisë Kufitare, Eduart Merkaj dhe disa drejtorë të tjerë qarqesh.
Grabitja në aeroportin e Rinasit ndodhi më 9 prill, ku 5 persona të armatosur vodhën 10 milionë euro. Gjatë arratisjes së grabitësve, njëri prej tyre mbeti i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarresh me policinë. Grabitësi i vrarë u identifikua ai Admir Murataj.
KOHA JONË SONDAZH

