“Ngjarjet në Shqipëri zhvillohen nën sfondin e superfuqive”, Çupi: Kastat e vjetra s’kanë shans të mashtrojnë
Analisti dhe gazetari, Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Real Story” në News 24 theksoi se fati politik i vendeve të vogla, përfshirë edhe Shqipërisë, zhvillohet nën sfondin e politikës së fuqive të mëdha.
Ai foli edhe për fotot që liderët shqiptarë kanë shkrepur me politikanë të SHBA, ndërsa theksoi se kjo strategji nuk mund të përdoret më për të mashtruar qytetarët, pavarësisht vendit ku shpërndahen. Analisti Çupi tha se lindja e fenomenit “Trump” në Amerikë është krijuar për të shpëtuar popullsinë nga kastat e vjetra mashtruese, ndërsa këtë e lidhi edhe më zhvillimet politike në vendin tonë.
“Aleatët e mëdhenj si Amerika ka një vëmendje në këtë vend në kohën kur ngjarje të mëdha ndodhin në botë. Ngjarjet tona zhvillohen në sfondin e superfuqive të botës. Çfarë po ndodh në botë sot? Fenomeni Trump është një fenomen i domosdoshëm, i panegociueshëm që duhej të lindet për të shpëtuar fatet e kombeve, për të luftuar kastat e vjetra mashtruese. Kasata e vjetra nuk kanë shans të mashtrojmë me foto qytetarët”-theksoi ai.