Ngjasonte me Kristiano Ronaldon, arrestohet hajduti shqiptar në Francë
Një shtetas shqiptar 21 vjec është arrestuar për grabitje në Francë. Policia arriti ta identifikojë pasi pronari i shtëpisë u tha agjentëve se hajduti kishte një ngjashmëri të madhe me futbollistin Cristiano Ronaldo.
Ngjashmëria me futbollistin Cristiano Ronaldo nuk i ka sjellë shumë fat një 21 vjecari shqiptar, por një arrestim për grabitje banese. Hajduti shqiptar është dënuar me një vit burg në Francë pasi u përshkrua si sozia e topit të artë portugez. Ngjarja ndodhi në Nensi në lindje të vendit pas grabitjes së banesës.
E përditshmja franceze “L’est Republikan” tregon atë që ka ndodhur në 8 shtator kur dy persona u përpoqën të hynin me dhunë në një banesë në Sent Meks, zonë në periferi të Nensit. Ndërsa mundoheshin të thyenin një dritare, ata u kapën në flagrancë nga poronari i shtëpisë që i detyroi të largoheshin.
Pronari i banesës i tha agjentëve të policisë se një nga hajdutët ishte sozia e Kristiano Ronaldos. Disa ditë më vonë shqiptari 21 vjecar u arrestua së bashku me bashkëpunëtorin e tij dhe u dënua me 1 vit burg.
KOHA JONË SONDAZH

