Ngjela: Koalicioni PS­-LSI nuk ka të ardhme

Spartak Ngjela thotë se koalicioni PS-­LSI s’ka të ardhme.

Sipas tij, fundi i këtij koalicioni do të jetë i shpejtë.

Sipas Ngjelës, LSI ka marrë më shumë se ç'meriton nga ky koalicion.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Koalicioni është pa të ardhme. PS-LSI është një koalicion pa vlerë, pasi janë bllokuar reformat dhe nuk ka pasur barazi politike, që në momentet e nisjes. LSI i ka marrë PS ministri të rëndësishme si atë të Transporteve, të Bujqësisë. Ky është koalicion me fund të shpejtë. Në këto kushte, PS është e rrezikuar në vitin 2017. Pse nuk e ka zgjidhur Rama këtë? Është paaftësi politike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama nuk është politikan. Të shohim ç’do të bëjë. Që në momentin që ka ardhur në pushtet kjo mazhorancë ka pasur si qëllim 3­4 reforma të mëdha, për të cilat duket se po mih në ujë. E para, reforma në drejtësi, në funksion të ligjit dhe të gjithë sistemit institucional në Shqipëri; e dyta është reforma e tregut për të kaluar krizën e mungesës së financave nëpërmjet prodhimit. Deri tani asgjë”, thotë Ngjela për gazetën "Sot". 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?