Ngjela për protestat: Berisha duhet të ikë, krijon dh*në sepse nuk ka masivitet

Avokati Spartak Ngjela, teksa flet për aktet e dhunës në mosbindjen civile të PD-së, thotë se ndodh sepse nuk ka mbështetje popullore për këtë parti. Për të Berisha duhet të largohet pasi nuk ka mbështetje.

”Është humbje ekuilibri. Nëse s’ke numër mbështetësish duhet të ikësh në shtëpi. Një protestë e bën masiviteti popullor, po s’ke masivitet do krijosh momente dhune. I merr në qafë edhe ata mbështetës që mund të shkojnë në procese penale. Nuk ka mbështetje PD, duhet të ndërrojë lidershipin. Edhe sondazhet dalin shumë keq. Këto metoda e dëmtojnë më shumë. Dje do i kenë rënë pikët edhe më tepër”,-tha në ”Report Tv”.

Nga ana tjetër, Ngjela bëri një krahasim me ngjarjet e vitit 1997, duke theksuar se një lëvizje politike ka sukses vetëm kur ka mbështetje popullor. ”1997 ishte revolucion, ju e dini. Pati pakënaqësi nga njerëzit. Koha tregoi që Saliu ishte i paaftë të drejtonte këtë lëvizje, por erdhi në pushtet. Problemi qëndron këtu, ke mbështetje popullore, jo. Ik. Nuk kanë më besim në këtë lidership’‘,-tha Ngjela.

SHKARKO APP