Ngjela: Pse hesht mjekësia ligjore? Kush i vrau Almën dhe fëmijët
I ftuar në emisionin “Breaking” në Top News ditën e sotme ishte avokati Spartak Ngjela, i cili ka dhënë mendimin e tij për vetëmbytjen e Alma Arrazit me tre fëmijët e saj.
Avokati e ka nisur intervistën e tij duke deklaruar se ngjarja në fjalë është vrasje dhe jo vetëvrasje. Sipas tij vetëvrasja ka një shënim nga pas pasi një nënë nuk mund të vrasë veten dhe fëmijët në mënyrë aq të ftohtë. “Do t’i kenë vrarë dhe i kanë hedhur atje, se po të jenë vrarë para se të hidhen do kishin shenja fakti që nuk kishin shenja janë mbytur dhe janë mbytur në mënyrë të sofistikuar” ka thënë Ngjela.
Gjatë intervistës avokati ka hedhur dhe një “akuzë” për autopsinë pasi sipas tij autopsia zbardh ngjarjen dhe kjo autopsi nuk ka dalë ende. “Dëgjoni me vëmendje çdo vrasje shkon në hetim, çdo vetëvrasje shkon në hetim, çdo vdekje e papritur shkon në hetim, është me ligj. Ne nuk dimë shkakun e vdekjes së 4 personave” tha avokati.
Ai ka ngritur një sërë pikëpyetjesh në lidhje me çështjen duke theksuar se nuk dihet shkaku i vrasjes dhe mundësia që fëmijët të jenë vrarë me nënën e tyre është ë pamundur. Policia ka arrestuar vetëm shtyrjen e vetëvrasjes por jo arsyen, sipas avokatit nuk ka prova që bashkëshorti i saj të ketë gisht, është vetëm tradhëtia e tij bashkëshortore. Avokati ka ngritur dyshime të rënda në lidhje me vrasjen e fëmijëve të Alma Arrazit.
Ai thotë se rastet kur fëmijët vriten janë raste të xhelozisë së bashkëshortit duke dyshuar në tradhëti nga gruaja dhe ngre hipoteza se fëmijët nuk janë të tij. “Është një hetim shumë i vështirë, këta e kanë arrestuar bashkëshortin, po pse e kanë arrestuar? Është shtytje për vetëvrasje apo akt kriminal? Ajo ka mbytur vetën po pse? Ne nuk e dimë konfliktin bashkëshortor” shtoi avokati. Ngjela ka shtuar se ngjarja është një ngjarje e rëndë e cila prek opinionin publik dhe nuk mund të jepen fakte pa dalë e vërteta reale.