Ngjela: Rama është më çiftin Mustafa-Thaçi, ka dyshime se ka qenë dakord për ndërrimin e territoreve

Në një internistë për Ora News, avokati Spartak Ngjela u shpreh se Rama hesht se kuptohet që është më çiftin Mustafa-Thaçi.

Ngjela shtoi se ka pasur dyshime të mëdha që Rama ka qenë dakord për ndërrimin e territoreve.

Spartak Ngjela: Rama hesht se kuptohet që është më çiftin Mustafa-Thaçi. Ka pasur dyshime të mëdha që Rama ka qenë dakord për ndërrimin e territoreve. Ky ndërrim pati një efekt shumë negativ në funksion të patriotizimit në vend, sidomos në raport me shtetin e pavarur siç është Kosova që ka kufijtë e vet, që janë përcaktuar nga kushtetuta. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Fakti që ka marrë pjesë në këtë fenomen negativ, mund të jenë dy arsye: e para, që ka hequr dorë nga fenomeni negativ dhe e dyta, që po pret sepse nuk dihet ç’ndodh. Po të mos ishte Rama, nuk e bënte lojën e tij më Pacollin Thaçi. Jam bindur që as ka pasur dhe as do të ketë një avion që e ka marrë Pacollin në Prishtinë. Ne nuk i kemi gjurmët e një avioni në Prishtinë, por kemi hyrjen e fshehtë të presidentit Thaçit një orë. Po pse çfarë janë presidentët, kaçakë? Marrin dhe trafikojnë njerëz, qoftë edhe një politikan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Brenda gjithë këtyre është Rama se nuk hynte dhe dilte nga territori pa e parë Rama. Po në Kosovë ka pasur një avion të Pacollit të ulur? As këtë nuk e dimë, pasi nuk i kemi dokumentet. E ka futur Thaçi apo ka ardhur vetë? 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?