Ngjela: Shqipëria më e fortë pas 30 qershorit
Avokat Spartak Ngjela, ishte i ftuar në Ditarin e orës 09:00. Ai u shpreh se pas zgjedhjeve të 30 qershorit Shqipëria është më e fortë dhe për këtë Ngjela thekson se është meritë e Amerikës.
”13 tetor nuk mund të ketë. Nëse do të flisja për 13 tetorin, atëherë hyja dhe unë në marrëzi. Shqipëria e pas 30 qershorit është më e fortë. Shteti ishte në rrezik në 30 qershor. Nuk ishte një betejë për votën e lirë, por ishte një betejë për shtetin, do ta shkatërronte korrupsioni i ngritur në reformë shtetin apo jo. Evitimi i këtij rreziku ishte meritë e politikës amerikane. Politika amerikane e ka nisur këtë proces antikorrupsion në Shqipërie dhe do ta çojë deri në fund, ne nuk e bëjmë dot këtë. Ata kanë provat. Sa herë këta bëjnë gjullurdira, ata nxjerrin provat. Këta janë të gjithë në akuza. Këta luajnë për ekzistencën e tyre dhe donin destabilizim, por kjo nuk i interesonte politikës amerikane”, tha Ngjela.
KOHA JONË SONDAZH

