Ngjela: Sukseset e Shqipërisë i kanë shqetësuar edhe serbët, edhe grekët, edhe malazezët

Nga Spartak Ngjela-

Etnia  shqiptare, pas 500 viteve në vuajtje, sakrifica e në një mbijetesë historike, erdhi më në fund e pastër dhe me gjuhën shqipe në zhvillimin e saj integral, në dy shtete të pavarura.

Dhe ne nuk duhet të harrojmë se, plus meritës së madhe të rezistencës heroike të shqiptarëve në 500 vite, duhet të kemi në kujtesën tonë historike se, bashke me rrezistencen heroike shekullore, si doktrinë kastriotiane, ka qenë edhe forca e madhe e gjuhës shqipe që ka të njëjtën vlerë në këtë rezistence sublime të shqiptarëve.

Dhe kjo e sotmja, tani, është më në fund, koha e shqiptarisë.

I.

Duhet te kuptojmë se ku qëndron kuptimi i kohës sonë. Dhe të shohim që, jemi apo jo brenda kësaj kohe.

E pra, këtë nuk e arrijmë dot ta shprehim, sepse kohën tonë e shkruan realisht vetëm historia si shkencë e shkruar dhe e arsyetuar. Ne nuk po e lexojmë, por po e jetojmë kohën tonë të sigurt:

Dhe jemi në dy shtetet tanë shqiptarë.

Dhe jemi në familjen tonë.

Dhe jemi të mbrojtur nga forca e ligjit, i cili mbrohet nga të dy shtetet që kemi krijuar, demokratikisht, me ndarjen institucionale të tre pushteteve.

Dhe jemi në aleancë të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dhe jeta vijon.

Por, a e kemi ne të siguruar jetën tonë?

Tani shihet se jeta qytetare në Shqipëri ka arritur në një siguri evropiane.

Shqiptarët kanë krijuar edhe një shtet tjetër shqiptar: Kosovën.

Po kuptohet se e keqja tani na ka kaluar. Por, të keqen, në këta tridhjetë vitet e fundut, ne vetë nuk e kemi luftuar me sistem.

Por, na ka mbrojtur heroizmi i heronjve tanë të shumtë, na ka dhënë jetë kombëtare figura e madhërishme ndërkombëtarë e Gjergj Kastriot Skënderbeut, dhe, së fundmi…

Është aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që, në drejtimin e NATO – s, u dha shqiptarëve shtetin e dytë shqiptar – Kosovën.

II.

Na duhet të theksojmë se politika shqiptare e ka drejtuar me sforco dhe gjithmonë në rrezik Shqipërinë, e cila e fitoi pavarësinë e saj në vitin 1912, dhe shqiptaria nuk ka qenë shumë e fortë deri në triumfin e saj në vitin 2008, sepse fuqitë e mëdha, me përjashtim të Sheteve të Bashkuara të Amerikës, deri para këtij viti, kanë qenë me Serbinë.

Liderët drejtues shqiptarë, në shumicën e tyre, pavarësisht nga vleta e madhe historike që kanë, nuk e kanë ditur qartë çfarë është kombi, dhe çfarë është shtetit i tyre, dhe, brenda kësaj, kuptohet se shumica e tyre nuk e kanë pas njohur drejt Historinë e Shqipërisë.

Por tani që historia e Shqipërisë ështe e qartë, dhe sistemi politik eshte demokratik, që Shqipëria është anetare e NATO -s dhe ligji, në funksion të krimeve të rënda, mbrohet nga SPAK – gjithçka po shkon drejt qytetërimit perëndimor.

Shqipëria nuk ka më diskutim shkencor që, edhe me pushtimet makabër që i kanë bërë, gjithmonë ajo ka pasur brenda etnisë së vet, një ndërgjegje të pastër evropiane.

Qytetërimi perëndimor që po zhvillohet realisht në Shqipëri dhe në Kosovë, është tani një e ardhme e sigurt për të gjithë popullin shqiptar, i cili jeton sot në dy shtete shqiptare – Kosova dhe Shiperia – por edhe në një shtet te tretë që po ecën drejt shqiptarisë – Maqedonia.

III.

Në fakt, tani është e qartë për këdo, për miqtë historikë dhe për armiqtë historikë të shqiptarëve, se Shqipëria etnike nuk ka mundësi të ndalet më në zhvillimin e saj  historik.

Gjithkush e di sot se, nëse nuk do të qe gjymtuar Shqipëria Etnike, katër shtete nuk do të mund të ishin krijuar dot në Evrope: as Serbia, as Grqia, as Maqedonia dhe as Mali i Zi.

Katër shtete këta, pushtues që kanë masakruar shqiptarët.

Dhe tani janë të provuara se krimet antishqiptare në këta shtete kanë qenë çnjerëzore.

Dhe ja statistika e saktë krahasuese: në luftrat kastriotiane 1443 – 1468 kanë qenë 4 milionë shqiptarë në trojet e tyre arbërore. Dhe tani janë rrerh 8 milionë shqiptarë të shpërndarë. Dhe kjo sigurisht që duhet quajtur mbijetesa historike dhe me lavdi e shqiptarëve.

Por, në te dy shtetet, Shqipëri – Kosovë, jetojnë sot rreth 5 milionë shqiptarë etnikë.

Por na duhet të theksojmë se, kjo histori, që po ecën me temp fitimtar për shqiptarinë, do to vijojë të ecë në dobi fitimtare drejt bashkimit kombëtar të shqiptarisë: do apo nuk do Beogradi; do apo nuk do Athina; do apo nuk do Shkupi; do apo nuk Podgorica; do apo nuk do Moska.

Dhe historia e shqiptarisë, që sot rezulton me mangësi serioze, duhet të rishkruhet brenda realitetit të fakteve historike që tani janë të gjitha të ekspozuara.

Por, gjithsesi, edhe pse nuk e kemi shkruar ende  saktë kohën tone, duhet të kujtohemi se koha jonë është vetë jeta jonë. Dhe këtu fillon analiza me këtë pyetje:

Çfarë ke bërë dhe çfarë po bën në, dhe për të dy shtetet shqiptare në Ballkanin Perëndimor?

Gjithsesi, kjo është koha jonë, dhe e askujt tjetër.

IV.

Po ata që në shekuj kanë ndërhyrë në jetën tonë kombëtare, çfarë janë? E njohin këtë që ne shkruam dhe i thamë tani: jeta jonë kombëtare?

Sigurisht që ata janë të shqetësuar, sepse kanë qenë pushtues të terrioreve shqiptare, ata kanë qenë gjithmënë të kapur nga pasioni i tyre antishqiptar, por sot nuk mund t’i bëjnë dot më gjë Shqipërisë.

Sidomos, të rrënuar shpirtërisht kuptohet se janë tani pushtuesit tanë, për daljen e shtetit të dytë shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Serbët, të shqetësuar për të vërtetën historike që po del botërisht, e sulmuan Veriun e Kosovës në vitin 2023, dhe e panë forcën e madhe të shqiptarëve në thyerjen e tyre të plotë në Banjskë.

Dhe kjo sigurisht që ka qenë një fitore e madhe e shqiptarisë që i ka shqetësuar edhe serbët, edhe grekët, edhe malazezët.

Por, e ardhmja e afërt do të jetë më e keqe për ish pushtuesit e Arbërisë, sepse koha shqiptare po avancon tani në kohën e saj të shqiptarisë.

Dhe ky proces që ka nisur do të vijojë me sukses, deri në krijimin real historik të Shqipërisë arbërore.

SHKARKO APP