Ngjela: Thaçi do pësojë goditje politike, Rama hesht se nuk e ndihmon dot

Avokat Spartak Ngjela në studion e Ora News ka komentuar situatën politike në Kosovë dhe rolin e kryeministrit shqiptar.

Ngjela tha se Presidenti Hashim Thaçi do të pësojë goditje politike, pasi në Kosovë është cënuar interesi amerikan. Në lidhje me heshtjen e Ramës për këtë çështje, Ngjela tha se Rama nuk e ndihmon dot.

Spartak Ngjela: Nëse ai pëson goditje politike dhe do të pësojë, sepse do të vijë kthesa e menjëhershme amerikane. Është cënuar interesi amerikan ndërkohë në Kosovë. Nuk ka rëndësi kush e ka bërë. E ka kërkuar ekipi kosovar apo e ka kërkuar Grenell nuk ka rëndësi fare. E rëndësishme është që as Kosova, as Shqipëria dhe as Amerika nuk e kanë në interesin e vet. Atëherë kryeministri shqiptar hesht. Hesht se nuk di nga të anojë kandari, por është i shqetësuar dhe ka një frikë të brendshme që Thaçi nuk ka të ardhme dhe nuk i del në mbrojtje, ndërkohë që e ka pasur aleatin kryesor.

Avokati ngriti edhe dyshimet e tij në lidhje me ardhjen në Shqipëri në mënyrë të fshehtë të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Spartak Ngjela: Ku ka presidenti që hyn si hajdut në një shtet dhe del si hajdut në një shtet?! Ku ka presidentit që fshihet kur ti luan për interesin e kombit tënd. Fakti që ti fshihesh nuk po luan për interesin e kombi tënd. Nga kush fshihesh? Po të jesh ndonjë fuqi e madhe që kërkon të bësh një luftë botërore natyrisht që do fshihesh sepse ke planet e luftës, për të sulmuar një shtet. Ky është shtet që nuk ka qëllime të tilla. Atëherë pse e mbajti sekret pa thënë asgjë, pse hyri dhe doli  për një orë e gjysmë nga Shqipëria? E vetmja gjë që pranohet është që ka marrë Pacollin. Po çfarë do të thotë të marrë Pacollin? Trafik njerëzish të paligjshëm. Mund ta bëjë një President këtë? Nëse e ka bërë e ka me lejen e kryeministrit shqiptar. Atëhere kryeministri shqiptar është i përfshirë në një çështje që nuk dihet si do dalë. 

SHKARKO APP