Ngjitja e shpejtë e UBA Bank, suksesi i radhës i Kadri Morinaj
Banka e Bashkuar e Shqipërisë UBA, ushtron aktivitetin prej mbi 30 vjetësh në tregun bankar vendas. Grupi Eurosig e mori 100% kontrollin e bankës në 2022.
Grupi Eurosig ka 11 kompani në përbërje që nga sigurimet, banka, kreditë,etj., por edhe në agjenci imobilare.
Ambicia e UBA Bank është mbyllja e këtij viti me afro 20 degë të hapura në të gjithë vendin. Kjo ka ngjallur frikë te bankat e tjera.
Zemreku i gjithçkaje në këtë kompani gjigande është Kadri Morina, një personazh interesant, pasi është jo vetëm investitor, por edhe pasionant për kulturën dhe figurat emblematike shqiptare kudo në botë. Ai ka harxhuar qindra mijëra dollar për ikonat e kulturës dhe traditës së Shqipërisë, gjë që bankat apo drejtuesit e bankave rivale nuk e kanë bërë deri me tani për kulturën shqiptare.
Por me sa duket në fushën bankare ai po investon shumë, sidomos me personel të specializuar. Zgjedhja në krye të UBA Bank të një personazhi të spikatur të botës bankare si Orfea Dhuci, që njihet si një ndër specialistët më të mirë në Shqipëri, por jo vetëm, për drejtimin e bankave; ka sjellë ekspansionin e UBA Bank në Shqipëri, duke tronditur bankat e tjera.
Kadri Morina njihet si “babai” i Eurosig dhe Insig, por ambicjet e tij shkojnë me tej. Po investon shumë në Real Estate, një sektor ku lëvizin qindra milionë lekë e ku janë qindra mijë njerëz të interesuar.
Morina , duke kuptuar se bota financiare është sofistikuar, ka takuar dhe marrë mendime nga nga një prej familjeve më në zë dhe më të fuqishme në industrinë bankare të botës, atë Rothschild.
Kadri Morina është nderuar në Madrid nga familja mbretërore spanjolle duke vlerësuar angazhimin në biznes dhe promovimin e tolerancës fetare. Për këtë të fundit Morina njihet si promovues i madh i Nënë Terezës. Në një nga pikat më tërheqëse të Rio de Janeiros (Brazil) është statuja gjigande e Krishtit prej 30 metrash lartësi, e cila mbledh çdo vit miliona vizitorë në qytetin brazilian, por tani ka përballë një statujë të shenjtores shqiptare Nënë Tereza. Shtatorja e shenjtores është e lartë 2.2 metra, një zgjedhje kjo për të qenë sa më afër vizitorëve. Ajo është vepër e mjeshtrit Thoma Thomai, ndërsa ideja për ta çuar këtë shtatore në Rio është e Kadri Morinës, i cili më herët ka mundësuar edhe bustin e Ismail Qemalit në Bukuresht.
Kadri Morina është vlerësuar në Itali nga Akademia Papale Bonifaciana me titullin “Akademik i Nderit për vitin 2016”, me motivacionin “Për impenjimin e kontributin aktiv kulturor e social, në realizimin e idealeve, vlerave e qëllimeve të kësaj Akademie”. Ky titull vjen pas medaljes që vetë Papa Françesku i dhuroi dy vite më parë Morinës, besimtarit mysliman që i shërbeu drekën kur Papa ishte në Tiranë.
Janë plot medalje dhe aktivitete për Morinën, porse siç e nisëm në fillim, për UBA Bank, ideusi Morina do të bëjë një bankë shumë popullore, pasi ka synime të qarta, duke pasur pikësëpari interesat e klientëve si udhërrëfyes të bankës së tij. Në të vertetë bankat e nivelit të dytë, me lejen dhe në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Shqipërisë, po ngrenë normën e interesit të kredive, duke sakatuar biznesin dhe klientët, të cilët kanë nevojë për kredi. Ndërkohë Bordi i UBA Bank, me porosi te Morinës, ka vendosur kritere korrekte interesash, që të mos dërmojnë klientët, siç bëjnë bankat e tjera.
Natyrisht që në botën e biznesit dhe sidomos në fushën bankare ka plot mërira dhe smirë, por me sa duket Morina nuk don t’ia dijë për këto. Ambicjet e tij janë me lart se kjo botë mërish shqiptare./J.H dhe L.K/