Ngrica në Kukës, këshillohet përdorimi i zhinxhirit në Rrugën e Kombit

Ulja e temperaturave dhe vijimi i reshjeve të borës kanë shkaktuar probleme në njësitë administrative të Kukësit. Në fshatrat e njësive Arrën, Kalis, Grykëçajë, Ujmisht, Topojan, Shishtavec e Zapod, raportohen edhe probleme me energjinë elektrike, ndërkohë që në rrugën e Kombit këshillohet qarkullimi me zinxhirë për shkak të prezencës së borës.

Rajoni i Kukësit është përfshirë në 24 orët e fundit, nga reshje të lehta bore të shoqëruara me erëra të forta , ulje temperaturash e ngrica. Për pasojë janë krijuar probleme, me qarkullimin rrugor në njësitë administrative Arrën, Kalis, Grykëçajë, Ujmisht, Topojan, Shishtavec e Zapod ku  lëvizja kryhet me vështirësi, ndërsa ka edhe ndërpreje të shpeshta të energjisë elektrike.

Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren për hedhjen e kripes e skorjes. Rruga e Kombit është e hapur, ndonëse ka reshje bore. Sipas kompanisë mirëmbajtëse   përveç  pranisë së ngricave, rrezik për aksidente përbën ndotja e trasesë së rrugës me mineral hekur nikel, nga mjetet transportuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas shtabit të emergjencave në prefekturën e Kukësit, në terren janë 8 borëpastruese për mbajtjen hapur të rrugës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?