Ngrihet KLP, Xhafaj: Garanci për zbatimin e reformës në drejtësi
Hap të rëndësishëm dhe një garanci të fortë për ecurinë dhe zbatimin e reformës në drejtësi, e ka konsideruar ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj zgjedhjen e 6 anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në mesazhin e tij në Twitter, deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj kërkon që edhe Këshilli i Lartë i Gjyqësorit të tregojë të njëjtën përgjegjshmëri. ”Përzgjedhja e anëtarëve të KLP dje, nga mbledhja e gjithë prokurorëve, shenjë e qartë e fillimit të ndryshimit rrënjësor në strukturën e Prokurorisë. Cilësia e procesit të përzgjedhjes konfirmim i zgjidhjeve të duhura kushtetuese dhe ligjore për krijimin e “Qeverisë” së sistemit të drejtësisë sipas standardeve më të mira euroatlantike. Një përzgjedhje shumë e respektuar. 6 prokurorë me integritet të lartë, me vlera profesionale të spikatura dhe me kontribute të njohura në drejtësinë penale. 6 prokurorë që japin shpresë e garanci, që të kemi një qeverisje të përgjegjshme të sistemit të Prokurorisë”, shkruan Xhafaj.
1/1 Përzgjedhja e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dje, nga mbledhja e gjithë prokurorëve, shenjë e qartë e fillimit të ndryshimit rrënjësor në strukturën e Prokurorisë.
— Fatmir Xhafaj (@FatmirXhafaj) December 12, 2018
KOHA JONË SONDAZH

