Ngrihet “super-agjencia” e shpronësimeve, Qeveria: Do veprojë edhe me kërkesa të privatëve

Kompetencat për shpronësimet do të kalojnë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë tek një Agjenci e ngritur posaçërisht për këtë qëllim. Ministria e Infrastrukturës sapo ka hedhur për konsultim një projekt-akt me disa ndryshime në ligjin për shpronësimet. Aty argumentohet se ndryshimet e propozuara vijnë si domosdoshmëri për të përmirësuar procedurat e shpronësimit që vjen si rezultat i përvojës së deri tanishme me zbatimin  e  këtij ligji.

Gjatë punës në zbatim të këtij ligji, janë evidentuar nevoja për të saktësuar aspekte procedurale në fushën e shqyrtimit të kërkesave për shpronësim, duke i përqendruar kompetencat në një institucion të vetëm, theksohet në projekt-akt. Ajo që bie në sy në projektligj është se Agjencia Shtetërore e Shpronësimeve mund të vihet në lëvizje edhe me kërkesë të subjekteve private.

“Kur shpronësimi është kryer me kërkesën e një subjekti juridik privat, ministri qe  ka  në  varësi  Agjencinë  Shtetërore  për  Shpronësimin  (ASHSH),  i  kërkon ASHSH  që  mbi  kërkesën  paraprake  të  këtij  subjekti,  të  kërkojë  kalimin  e pronësisë  së  pasurive  të  shpronësuara  nga  shteti  në  favor  të  subjektit  privat  që ka  kërkuar  shpronësimin,  me  kushtin që  të  jetë  vërtetuar  sipas  ligjit  realizimi  i ndërtimit ose investimit për interes publik, për të cilin është kryer shpronësimi.”, thekson projektligji. /Scan

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?