Ngrijnë zgjedhjet në Tiranë, zbardhet vendimi i Kushtetueses për pezullimin
Është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore” për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë”.
“Mbledhja e Gjyqtarëve, pasi mori në shqyrtim pretendimet e kërkuesit në mbështetje të kërkesës për pezullim, vlerësoi se në rastin konkret ajo ndodhet në kushtet e parashikuara nga neni 45 i ligjit nr. 8577/2000. Në vlerësimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve zbatimi i dekretit të Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve vendore vetëm për Bashkinë e Tiranës, do të sillte pasoja të pariparueshme në drejtim të të drejtave të të zgjedhurit vendor (kërkuesit), për sa kohë çështja gjyqësore për shkarkimin e tij është ende në shqyrtim”, thuhet në pikën 4 të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Ndërsa në pikën 3 të vendimit, Kushtetuesja thekson se gjykata vepron kryesisht ose me kërkesë të palëve kur vlerëson se zbatimi i aktit mund të sjellë pasoja që prekin interesa shtetërore ose të individid, pikë që i referohet dekretit të Begajt për zgjedhjet në Tiranë, në një kohë kur Veliaj e ka ankimuar shkarkimin e tij nga detyra. Vendimi i Kushtetueses i është dërguar edhe Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që e vendos në dijeni për mosmbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë në datë 9 nëntor.
KOHA JONË SONDAZH




