“Ngrin” Banka e Shqipërisë – Tashmë s’është në gjendje të marrë vendime

Banka e Shqipërisë tashmë nuk është në gjendje që të marë vendime pasi 6 anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës u ka përfunduar mandati.

Në këtë mënyrë Mbledhja e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë e planifikuar për datën 7 nëntor 2018 nuk u zhvillua në pritje të zgjedhjes së anëtarëve të rinj të këtij Këshilli.

Kreu i Komisionit të Ekonomisë deklaron se këshilli duhet të jetë funksional sa më parë ndërsa i kërkon qeverisë dhe kuvendit që të bashkëpunojnë për zgjidhjen e ngërçit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Braçe: Duhet një bashkëpunim me qëllim që mos ketë një përplasje kandidaturash midis kuvendit dhe qeverisë për të bënë gjënë e duhur. Mos humbim më tepër kohë sepse këshilli mbikqyrës i BSH duhet të jetë funksional një orë e më parë për detyrat që ka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktualisht kandidaturat për anëtarë të BSH pritet të përzgjidhen nga grupet parlamentare nga lista me 15 emra që kanë aplikuar.

Braçe: Të marrin mbështetje me 28 firma deputetësh. Grupet parlamentare duhet të bëjnë detyrën e tyre, qoftë të opozitës qoftë të mazhorancës, me qëllim që të bëjmë përzgjedhjen e tyre dhe të vijojë procesi me seanca dëgjimore edhe ta kandidaturave që ka qeveria.

Kuvendi duhet të përzgjedhë 3 kandidatë për anëtarë të Këshillit Mbikqyrës dhe tre të tjerë i përzgjedh qeveria.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?