Ngritja e KLGJ, 48 orë para përfundimit të afatit paraqiten 2 kandidatura
Merr tjetër rrjedhë procesi për ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor. 48 orë nga përfundimi i afatit të raundit të dytë, në Gjykatën e Lartë janë paraqitur dy kandidatura, nga Gjykatat e Apeleve në rrethe.
Emrat e paraqitur pranë Gjykatës së Lartë pritet të publikohen në përfundim të afatit zyrtar të raundit të dytë.
Afati i paraqitjes së kandidaturave për KLGJ përfundon më 6 shtator, ndërsa kandidaturat e paraqiturapër Këshillin e Lartë Gjyqësor pritet ti nënshtrohen më pas procesit të vettingut. Gazetarja Klodiana Lala raportoi më herët në News24, se procesi për ngritjen e KLGJ është drejt kolapsit, për shkak të mos paraqitjes së kandidaturave nga gjyqtarët e apeleve në rrethe
Muajt shtator-dhjetor pritet të jenë muaj të nxehtë të reformës në drejtësi për faktin se pritet të ngrihen institucionet më të rëndësishme, ato që konsiderohen si qeverisja e organeve të drejtësisë dhe konkretisht KLGJ dhe KLP. Për Këshillin e Lartë Gjyqësor, Gjykata e Lartë ka hapur thirrjen e dytë për të gjithë gjykatësit e apeleve në rrethe për të kandiduar me qëllim që të bëhen pjesë e KLGJ.
KOHA JONË SONDAZH

