Ngritja e komisionit hetimor për DSIK-në, PD nis mbledhjen e firmave
Partia Demokratike ka nisur mbledhjen e firmave për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për DSIK-në. Sot kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se DSIK-ja ka përgjegjësi për dhunimin e ligjit për informacionin e klasifikuar sekret. Duhen 28 firma deputetësh për ngritjen e komisionit hetimor.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Parlamentar Hetimor, për veprimtarinë e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK). Kjo pasi Gent Cakaj, i propozuar nga Kryeministri Edi Rama për Ministër të Jashtëm, ka qëndruar si zv/ministër i Jashtëm pa certifikatën e sigurisë.
Në një letër drejtuar kreut të Kuvendit, si edhe kryetarëve të grupeve parlamentare, Meta argumenton arsyet e kërkesë së tij. Në letër theksohet se edhe pse prej 7 muajsh ishte në detyrën e zv/ministrit Cakaj nuk ishte pajisur me certifikatën e Sigurisë, por DISK e ka pajisur atë me këtë certifikatë duke kryer një proces verifikim një ditor.
KOHA JONË SONDAZH

