“Ngujimi”, studenti: I kemi futur ushqimet nga dritaret e banjove

Ndërkohë që ngujimi nëpër auditore vazhdon, një nga studentët e Fakultetit të Arkitekturës ka zbuluar sesi kanë arritur të fusin ushqimet nga dritarja e banjos.

“Duke qenë se studentët kanë vazhduar me bojktotin , në një moment rojet kanë mbyllur derën me zinxhirë. Studentët kanë refuzuar të dilnin në një moment kur policia private është futur,  ka patur një përplasje mes policisë private dhe studentëve.

Studentët nuk kanë patur ushqime përveç  makinetave. Kanë qenë një grup qytetarësh që kanë sjellë ushqime, nuk na kanë lejuar. Kemi shfrytëzuar momente qetësie dhe i kemi futur ushqimet nga dritaret e banjove. Është jashtë mase e vështirë që të ngrohet fakulteti. Vetëm me policinë private që ka qenë brenda fakultetit. Kanë qenë rreth 12 oficerë policie që janë futur brenda qoftë nga shqiponja etj. Ato VKM janë thjesht pyka qëpo mbajnë gjallë diçka që nuk funksionon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prindërit janë motivues, por edhe me atë frikën e prindërit ti e di vetë, por kujdes”, u shpreh ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?