Niccolo Paganini, pikë kthese në historinë e virtuozitetit muzikor

Albert Vataj

Niccolo Paganini, më i magjishmi i violinës, kësaj vegle muzikore që nisi rrugën e vet të mrekullimit që në antikitet, për t’u njohur në Italinë e shekullit XVI si një dimesion etern që i qasej andjes së njeriut. Violina nuk ka njohur në historinë e ekzistencës së saj një virtuoz më të zotin se Niccolo Paganini. E çfarë nuk është thënë dhe sendërtuar në kurthin e legjendës për të shëmbëllyer të përplotësuar atë çfarë ky gjeni kumtoi e kurorëzoi. I madhi Robert Schumann ka thënë për Paganinin: “Ai ishte pikë kthese në historinë e virtuozitetit”. Talenti i tij i jashtëzakonshëm mendohesh se ishte rezultat i një pakti me “djallin”, ai luante në violinë si një magjistar. Ndërsa kur Paganini luajti për herë të parë në La Scala të Milanos me 1813, një kritik Italian shkruante: “Ai është pa asnjë dyshim violinisti më i madh në botë. Interpretimi i tij ishte vërtetë i papërfytyrueshëm. Pasazhet e tija gjatë luajtjes në violinë, kërcimet e harkut dhe akordet asnjë herë nuk janë dëgjuar nga ndonjë violinist”. Referohet se princesha Eliza e Lucas, motra e Napoleonit e kishte të pamundur ta dëgjonte pa i rënë të fikët, dhe se kompozitori Rossini qante si vajzë e vogël kur dëgjoi Paganinin të luante për herë të parë. Ky ishte Paganini, ajo perëndi e ardhur nga Olimpi si shëmbëllimi i një afrie të toksores me hyjnoren. Gjithshtu thuhej se se telat e violinës së tij ishin të krijuar nga zorrë njerëzish, dhe kjo ishte arsyeja e dëgjimeve të jashtëzakonshme që dilnin nga interpretimet e tij. Arrinte të imitonte me violinën e tij flautin, ashtu si edhe të ekzekutonte melodi të gjata dhe të mrekullueshme vetëm me telin Sol.

Paganini, nuk ishte thjeshtë një violinist, kitarist apo kompozitor. Ai ishte një perëndi. Ai ishte Zot që krekosej mbi kërshërinë dhe ëndjen e gjithë atyre që patën fatin ta përcjellin së gjalli këtë talent jotokësor. Gjunjëzimi i krejt atyre përpara kësaj përmendoreje të hyjnisë së muzikës, u lartësuan mish e shpirtë, u pushtuan prej kësaj ndjesie, u mrekulluan prej kësaj energjie penetrimi që çlironte ai korife. Loja e këtij mjeshtri të patëdytë  dallonte përnga teknika sesi e përafronte atë me të magjishmen tinguj që mëtonte. Shembulli që gostiti u shndërrua në burim frymëzimi për shumë kompozitorë, kujtojmë në këtë kolanë, të madhin Franz Liszt. Një poet Gjerman shkruante mbas koncertit të Paganinit “Ishte një entuziazëm i madh e mahnitës që nuk e kisha parë e dëgjuar ndonjëherë në jetën time “.

Legjendari i të gjitha kohërave, artisti që trondiste skenat. Edhe pse kishte kapluar majat më të thekshme të lavdisë dhe virtuozitetit, jeta ekstravagante në krahët e harbuar të së cilës ai kridhej si një i babzitur nuk i’a kursyen shtratin e dhembjes ku ky shpirt i trazuar lëngoi. Ky talent i papërsëritshëm kishte kishte shkaktuar stuhi zilie në sedrën dhe ambicien e bashkëkohësve. Jo talentin por shpifjen dhe sajesat nga më fluturaket, trillet e mëndjeve më të errta, kishin endur për të. Disa thonin se dikur kishte vrarë dy gratë që dashuroi, shpirtrat e të cilave ai i burgosi brenda tingujve të violinës së tij magjepsëse. Mënyra se si i rrëmbente dëgjuesit në rrymën melodioze ishte më shumë se e veçantë, e mistershme, ngazëllyese, magjepsëse. Ai kishte lindur të krijonte me virtuozitetin e tij, me violinën e tij “Guarneri del Gesu” një dimension të ri të realitetit, një qasje eterne të jetësimit të momentit, një mundësi të hyjshme të njeriut të depërtojë në qiejt e parajsës.

Cilido që e dëgjonte spariherë këtë magjistar të kësaj vegle muzikore, e cila u njoh në Itali në shekullin e XVI-të një ndjenjë transformimi e përshkonte të tërin. Akordet dyshe e treshe, akordet oktavë e glissandot bashkë me staccato e pizzicato të dorës së majtë e të djathtë që jetësoi ai depërtojnë atëditë e sot në frymëmarrjen e gjeneratave. Edhe pse nuk ishte aspak i bukur, femrat magjepseshin me personalitetin e tij, koteshin në sharmin që kumtonte ndërsa bëhej njësh me violinën. Studiues kujtojnë me panik se pak para se ky gjeni të vdiste, sytë e tij kishin marrë formë të frikshme. Ato sy të shkëndishëm ishin strukur aq thellë, sa që tmerri që shkaktonin tek ata që i shihnin nuk kishte të shkuar. Por e keqja nuk ndalte aty, gishtrinjtë e tij të stërzgjatur i kishin bindur të gjithë se bëhej fjalë për një “qenie diabolike”. Madje para se të linte frymën e fundit si pasojë e tuberkulozit në laring, prifti refuzoi të kryente ritet e fundit. Kështu, më 27 maj kisha katolike refuzoi varrimin e “shërbëtorit të djallit”, dhe i vdekuri qëndroi për gjashtë muaj me rrudhë në arkivol, brenda bodrumit të spitalit. Më vonë, me ndërhyrjen e tre adhuruesve të tij, u arrit marrja e trupit dhe varrimi i fshehtë i tij…

Mjeshtri i madh

Nikolo Paganinit u  lind në Gjenova të Italisë më 27 Tetor të vitit 1782, dhe ishte një nga gjashtë fëmijët e Tereza dhe Antonio Paganinit. I ati ishte një argat në portin e qytetit dhe një amator i mandolinës. Afër të atit dhe drejtorit të korit të kishës katedrale te Gjenovës, Nikolo i vogël, akoma pa mbushur gjashtë vjeç , mori edukimin e tij të parë muzikor duke mësuar mandolinë dhe violinë. Studjonte jashtëzakonisht shumë (deri në pesëmbëdhjetë orë në ditë) ndërsa shkruajti sonatën e tij të parë në vitin 1790, kur ishte vetëm 8 vjeç. Nikolo Paganini ishte një nga violinistët më të mëdhenj të të gjitha kohrave. Në moshën nëntë vjeçare u shfaq në skenë duke krijuar një entusiazëm të paparë me interpretimin dhe ndryshimet e tij mbi veprën Karmanjola. Përmirësoi ndjeshëm artin e tij afër violinistit të famshëm Rola në Parma, dhe studjoi kompozim me Chiretti-n, mësuesin e Paer: që të dy deklaruan se nuk kishin se cfarë ti mësonin këtij djaloshi me shumë dhunti.

Një periudhë e jetës rinore të Paganinit mbetet e mbuluar me mister, por thuhet se gjatë turit të tij të parë me koncerte nëpër Itali, shiti violinën e tij për të paguar disa borxhe që bëri nga pjesmarrje në lojrat e fatit. Një amator francez i fal Paganinit në Livorno një violinë të shkëlqyer Guarnieri, violinë kjo që mbeti e preferuara e tij në të gjithë jetën e tij.

Femrat dhe lojrat e fatit thuhet se i vunë në rrezik karrierën dhe shëndetin e dobët të kompozitorit Italian. Gjenialiteti i tij në kombinim me teknikën e tij prototipe për epokën e tij, themeluan famën e tij në të gjithë Italinë. E gjithë bota fliste për këtë muzikant me pamje ekzotike, dhe madje disa e akuzonin se kishte bërë marrëveshje me ‘’jashtë që këtu’’ sic e quanin atëherë ose djallin sic e quajmë, duke shpjeguar me këtë mënyrë sjellje të cuditshme që provokonte me interpretimet e tij.

Paganini ishte i gjatë, i dobët, me flokë të gjatë dhe një fytyrë të verdhë që i jepte një pamje eterike që kujtonte më tepër fantazëm se sa njeri të gjallë. Kishte gropa në fytyrën e tij, dhe shikimi i tij ishte kaq i ftohtë, që njerëz të rrallë arrinin ta shikonin në sy. Zakonisht dilte në skenë me vonesë, shumicën e rasteve i veshur në të zeza dhe pasi vendoste violinën në supin e tij, pa shoqërinë e ndonjë instrumenti tjetër, fillonte të shpërndante ‘’magjinë’’ e tij. Dëgjuesit e tij thonin : ‘’kishte djallin në bërrylin e tij’’.

Kishte një ndikim të tmerrshëm emocional mbi publikun e tij. Mund të trasnformonte burra guximtarë në frikacakë duke i udhëhequr në cmenduri dhe anasjelltas, të transformonte frikacakët në heronj, ndërsa sidomos tek femrat krijonte kriza emocionale dhe histeri kur e dëgjonin.

Të gjitha këto fakte ndihmuan që të krijoheshin zëra dhe shpifje të ndryshme përreth fytyrës së muzikantit, që në atë kohë besoheshin shumë më lehtë se sa sot. Kështu thonin se Paganini kishte vrarë dy gra që kishtë dashuruar marrëzisht, dhe me artin e tij dhe rregullat e magjisë së zezë, burgosi shpirtrat e tyre brenda violinës së tij, ‘’Cremonën’’ e famshme.

Gjithshtu thuhej se se telat e violinës së tij ishin të krijuar nga zorrë njerëzish, dhe kjo ishte arsyeja e dëgjimeve të jashtëzakonshme që dilnin nga interpretimet e tij. Arrinte të imitonte me violinën e tij flautin, ashtu si edhe të ekzekutonte melodi të gjata dhe të mrekullueshme vetëm me telin Sol.

Bashkëkohorët thonë se rezultatet e muzikës së Paganinit, bazohen në metoda që ose ai krijoi i pari , ose kishin vetëm një zbatim të përkohshëm. Disa nga këto metoda ishin dhe përdorimi i fthongëve harmonikë (nuk përdoreshin përpara atij, me përjashtim të atyre që prodhohen mbi telat e hapur), Scordatura( konvertim në kurdisjen e instrumentit) picikato shoqërore me dorën e majtë etj. Të gjitha këto së bashku me mjeshtërinë e tij të paparë më parë deri në atë periudhë, shërbyen për të krijuar mitin e tij. Paganini kishte një djalë Akilinion, të cilin e kishte pikë të dobët, djalë i cili ishte rezultati i dashurisë së tij me kërcimtaren Antonia Bianki, por që kurrë nuk u martuan.

Paganini ndërroi jetë në Francë me 27 Maj të vitit 1840, si arsye e një sëmundje të fytit. Përpara se të vdiste kishte lënë amanet të mos ti bënin një varrosje kristiane. Trupi i tij, ashtu sic thotë i biri më vonë, mbeti i pavarrosur deri në vitin 1845, pasi priftërinjtë refuzonin të varrosnin dikë që kishte refuzuar besimin e krishterë.

Nikolo Paganini ishte një artist i shkëlqyer, që magjepste me talentin e tij dhe me të drejtë emri i tij ndodhet në listën e shkurtër të violinistëve më të mëdhenj të të gjitha kohrave. Muzika e tij frymëzoi shumë njerëz, dhe pavarësisht shpifjeve kundrejt tij ai krijoi dhe la pas një trashëgimni të madhe, një pasuri për të gjithë njerëzimin.

SHKARKO APP