Niko Trimit i digjet shtëpia, sapo sheshoi problemet me bashkëshorten

Familja e Niko Trimit, ka përjetuar së fundmi një dramë tjetër pas problemeve familjare dhe pajtimit të dy bashkëshortëve. Gjatë mesnatës  Niko Trimit i është djegur shtëpia.   

Pak ditë më parë ai fali bashkëshorten, Edmonda Trimi, që u prangos për dhunën e ushtruar ndaj tij. Pasi e fali,  e pranoi sërish atë të kthehej në shtëpi, madje edhe u festua publikisht mes tyre rikthimi i Edmonda Trimit. Por sapo kishte sheshuar konfliktet me gruan e tij, Niko Trimi nga fshati Stan- Karbunarë i Lushnjës po përballet me një tjetër problem të madh, sepse rreth mesnatës shtëpia e tij ka marrë flakë, kur 5 pjesëtarë të familjes së tij dhe 4 të familjes së vëllait ishin të gjithë në gjumë.

Zjarri ka shpërthyer në kuzhinë dhe më pas është përhapur edhe në dhomat e tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Niko Trimi ka njoftuar policinë dhe zjarrfikësen të cilët pasi mbërritën shuan zjarrin, por kur ishin shkrumbuar të gjitha orenditë. Policia po heton shkaqet, por Niko Trimi është i bindur se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme dhe dyshon se e tërë kjo mund të ketë lidhje me historinë personale të tij me bashkëshorten. Ai e denoncoi gruan për dhunë dhe më pas e tërhoqi padinë dhe i kërkoi asaj të kthehej pranë fëmijëve, me kusht që të mos ishte më aktive në rrjetin social Facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?