Nikolla batutë me Bardhin: Ulu në vendin tënd, se të ka dalë emri i Bashës aty

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla lëshoi një batutë si kurrë më parë në sallën e Kuvendit, dhe sikurisht që shkaktoi të qeshura. Gazmend Bardhi po fliste, por ai nuk e kishte vënë re që ishte zhvendosur tek karrigia ku zakonisht rri kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Kreu i Kuvendit, e cila pa konfigurimin elektronik të fjalës, i thotë Bardhit që të ulej në vendin e tij, pasi i del emri i Lulzim Bashës.

NIkolla: Zoti Bardhi vetëm shko në vendin tënd, se del emri i zotit Basha.

Bardhi: Pas shumë orësh seancë ka nevojë për humor, ju falënderoj zonja kryetare e seancës që i bëtë kolegët të qeshin.

SHKARKO APP