Nikolla: Mësuesit mbeten prioritet i qeverisë

Në ditën e parë të rifillimit të shkollës pas ndërprerjes së procesit mësimor për shkak të kushteve të motit, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla zgjodhi të shoqëronte  mësuesit që udhëtojnë nga qyteti i Shkodrës për në Postribe.

Në shkollën e mesme të bashkuar të Postribës, ajo zhvilloi një takim me mësuesit dhe me maturantët.

Gjatë fjalës së saj, Nikolla vuri në dukje  se mbështetja për mësuesit mbetet prioritet për qeverinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë bashkëbisedimit me maturanten, ministrja e vuri theksin tek shpallja e kritereve nga universitetet dhe informimin nga ana e institucioneve të arsimit të lartë dhe Ministrisë se Arsimit dhe Sportit mbi këtë proces.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministrja Nikolla në përfundim të vizitës se saj në Qarkun e Shkodrës, mori pjese  edhe në analizën e punës së Drejtorisë Arsimore Rajonale Shkodër.

Buxheti i arsimit mbulon transportin e 1624 mësuesve të Shkodrës dhe 3298 fëmijëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?