Nipi i ish-kancelarit të Gjermanisë thirrje deputetëve të BE-së për të njohur Kosovën

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka ndarë një mesazh të deputetit gjerman Johannes Volkmann, teksa mban një fjalim në parlamentin gjerman ku përmend Kosovën.

Ajeti ka shkruar se Volkmann, i cili është nipi i ish-kancelarit gjerman Helmut Kohl, një nga mbështetësit e mëdhenj të Kosovës, ka kërkuar që Kosova të pranohet nga të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian.

‘‘Faleminderit Johannes! Ndërsa fjalimi i fundit i Helmut Kohl në Bundestag ishte më 1 korrik 1999, nipi i tij, Johannes, debutoi dje me fjalimin e tij të parë në Bundestag – dhe atë me një mbështetje të fuqishme për Kosovën, me rastin e votimit për zgjatjen e misionit të Bundeswehr-it në Kosovë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një fjalim i jashtëzakonshëm, që bën thirrje për njohjen e Kosovës nga të gjitha shtetet e BE-së, anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës, si dhe respektimin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë’’, ka shkruar Ajeti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?