Nis aksioni “Të pastrojmë Shqipërinë që duam”. Ministri Klosi: Penalizim çdo subjekti që shkel ligjin
“Të pastrojmë Shqipërinë që duam” është fushata e ndërmarrë nga ministri i ri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.
“Penalizim për çdo biznes që fiton duke gërryer mjedisin, hotelet, marketet, baret, individët që e kanë deri më sot mjedisin si mallin pa zot, pronën e përbashkët dhe përgjegjësinë e askujt . Ajo që ndodhi me ndalimin e vjedhjes së energjisë elektrike, do të ndodhë me operacionin e ndalimit të ndotjes. Operacioni në disa faza. Në fazën e parë përveç penaliteteve, aksione pastrimi në akset kryesore rrugore, qëndrat urbane, qëndrat historike ku do të përfshihen disa ministri; e Brendshme, e Mbrojtjes,admnistrata, shkollat, universitetet. Por aleatët tanë më të mëdhenj do të jenë qytetarët”, tha ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi në takimin me kryetarët e 61 bashkive në vend.
Fjala plotë e Ministrit Blendi Klosi:
300 Ditët në vijim do të jenë pa asnjë përjashtim, ditët që do të kthejnë mjedisin e pastër në Shqipëri.
Qeveria e sapo mandatuar e kryeministrit Edi Rama, ka vendosur prioritet të vitit të saj të parë, Shqipërinë e pastër.
Shqipëria e pastër, do të thotë: më shumë shëndet për qytetarët. Cilësi më e madhe jete, mirëqënie për ta.
Shqipëria më e mirë , Shqipëria që duam është Shqipëria e pastër.
Në katër vjecarin që mbyllëm pati përpjekje jo të vogla në këtë drejtim, por nuk u arrit dot tek shterimi i kësaj problematike të madhe për një ajër më të pastër, ambjent më të pastër, mjedis më të mirë, kulturë më perëndimore në këtë drejtim.
Mbetjet urbane mbeten ende një problem kombëtar
Ka probleme me sistemet e grumbullimit, transportit dhe sistemimit të mbetjeve në landfillet e autorizuar
Nuk ka një sistem të qartë dhe politika lokale për përmbushjen e objektivave kombëtare që lidhen me riciklimin, edukimin mjedisor apo minimizimin e mbetjeve
Landfillet ekzistuese dhe historike, mbeten një problem i madh për cdo njësi vendore
Janë shumë pak bashki që kanë filluar ose kanë një plan lokal për menaxhimin e mbetjeve. Pjesa më e madhe e tyre ende s’kanë një plan të tillë.
Nuk janë përmbushur detyrimet për riciklimin e mbetjeve dhe vendosjen e këtyre detyrimeve edhe ndaj kompanive të kontraktuara nga bashkitë për grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve
Nuk është instaluar ende zbatimi i sistemit të monitorimit të bizneseve brenda territorit administrativ të bashkive për të repektuar kërkesat ligjore
Hartimi dhe zbatimi i taksave lokale për mbetjet, si gjetja e mënyrave për vjeljen e saj nq masë maksimale
Ndalimi i hedhjes së mbetjeve në vendet e pa autorizuara, anës rrugëve, ne lumenj etj….
E kështu me rradhë mund të vazhdoj të listoj pa fund problematika….
Por, ne në këtë sallë dhe të tjerë që nuk janë sot këtu, jemi përgjegjësit për ti dhënë zgjidhje situatës.
Mjedisi nuk është dhe nuk mund të jetë malli pa zot.
Mjedisi nuk është dhe nuk mund të jetë më, prona e përbashkët dhe përgjegjësia e askujt!!
Kjo histori duhet të marrë fund.
Ndaj nga kjo sallë dhe krahë jush: dua të shpall fillimin e operacionit të madh për mjedisin.
Të nderuar kryetarë të pushtetit vendor, jam këtu sot me ju për ta bashkëndarë këtë nismë të gjerë.
Unë dua të besoj se ju do të keni vullnetin për të “përveshur mëngët”, për t’u ndarë njëherë e përgjithmonë nga bashkëjetesa me plerat.
Një mjedis më i pastër nuk është vetëm një shëndet më i mirë për qytetarët.
Eshtë gjenerues i mundësive ekonomike më të mëdha për vendin.
Eshtë garancia për një turizëm të zhvilluar dhe të qëndrueshëm.
Eshtë nxitje për investime.
Është siguri për sipërmarrësit.
Pra, në fund të fundit është rritje e besimit se ky është vend për të jetuar, punuar, investuar.
Shqipëria pas 300 ditëve do të jetë e tillë.
Shqipëria e pas 300 ditëve duhet të jetë vendi i pastër, në prag të një një sezoni turistik që duam të ketë mbërritur në shfrytëzimin tërësor të potencialeve të tij.
Operacioni do të kalojë në disa faza.
Planifikim,
Mobilizim,
Aksione emblematike të dukshme në pastrimin e :
Akseve kombëtare, Qëndrave urbane, Rrugëve ndërqytetase , Parqeve Kombëtare, Zonave industriale…
Për të arritur drejt kësaj kulture na duhet shumë, po shumë punë dhe shumë kurajo gjithashtu.
Kurajo që do të konkretizohet përmes ashpërsimit të masave penalizuese për çdo subject: bisnes i vogël apo i madh/ kam parasysh këtu bisneset që fitojnë duke gërryer mjedisin e përbashkët, apo marketet, baret, restorantet e deri tek qytetari që nuk respekton vendet e përcaktuara të hedhjes së mbeturinave.
E ngjashme me atë që ndodhi me megaoperacionin e ndalimit të vjedhjes së pasurisë së përbashkët, energjisë elektrike, do të ndodhë edhe me këtë pasuri të përbashkët, mjedisin. Penaliteti do të jetë për të gjithë ndotësit, e vegjël apo të mëdhenj.
Në fazën e parë të operacionit, pra deri në 1 janar të 2018:
Do të kemi përfunduar Hartën e papastërtisë.
Do të kemi mbyllur paketën ligjore përkatëse.
Angazhimi dhe mobilizimi në terren do të përfshijë shumë dikastere të tjera, nga Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Shëndetësia, etj ..
Administrata dhe punonjësit e shtetit, do të jenë shembulli i angazhimit në këtë operacion, sikundër të rinjtë në shkolla apo universitete.
Por, aleatët tanë më të medhenj të Shqipërisë së pastër që duam, do të jenë vetë qytetarët.
Operacioni do të ketë edhe 2 faza të tjera.
Në fazën e 2-të të tij, do të përqëndrohemi tek zonat bregdetare
Në fazën e tretë në zonat e mbrojtura, brigje lumenjsh, si dhe në dhënien e zgjidhjeve afatgjat: problemit të menaxhimit të mbetjeve, ndotjes akustike apo problemit të sistemit të ujërave të zeza ( kujtoj se ajo që ndodhi këtë vit, në mes të sezonit turistik në Ksamil, është rasti tipik që nuk do të ketë më asnjë justifikim për të ndodhur sërish dhe për të na vënë damkën dërrmuese të goditjes së turizmit përmes këtyre ngjarjeve)
Përpara se të nisim diskutimin në detaje, unë dua të dëgjoj nga ju, si përgjegjësit kryesorë të administrimit të territorit, përse nuk është bërë e mundur hartimi dhe menaxhimi i planeve locale nëpër disa bashki apo zbatimi i tij në të tjera.

