Nis gara Trump-Clinton edhe në Shqipëri

Pas Klubit të Miqve Republikanë në Shqipëri të cilët mbështesin kandidatin republican Donald Trump hapet edhe Klubi Miqtë Demokratë të Shqipërisë (Democrats Friends Club of Albania) në mbështetje të Hillary Clinton.

Sic njoftohet në faqjen e tyre, qëllimi i këtij klubi do të jetë për të promovuar idealet demokratike, duke nxitur një interes aktiv apo mbështetje ideologjike për Partinë Demokratike të Shteteve të Bashkuara, për të promovuar në Shqipëri platformën e partisë, për të promovuar lidershipin dhe përgjegjësinë e saj që ka në SHBA dhe mbarë botën, për të siguruar një rol konstruktiv për promotorët e politikave Demokratike, dhe për të krijuar një bazë për të gjithë qytetarët amerikanë që jetojnë në Shqipëri dhe të gjithë nënshtetasit shqiptarë dhe më gjerë, të cilët ndajnë parimet demokratike.

Partia Demokratike e shekullit të 21-të beson në barazinë, lufton për arsimin, mbështet lirinë e fjalës, avokon për mjedis të pastër dhe mbështet inovacionin dhe zhvillimin e teknologjisë. Përveç kësaj, Partia Demokratike kërkon taksa të drejta për të gjithë në mënyrë që çdo njeri dhe biznesi të paguajnë pjesën e tyre në mënyrë të drejtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Partia Demokratike fokusohet në çështje të tilla si arsimi, kujdesi shëndetësor, energjia e pastër, krijimin e vendeve të punës dhe pagës së barabartë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Demokratët besojnë se janë më të fortë së bashku se sa më vete, dhe se Shtetet e Bashkuara apo ndonjë vend tjetër mund të ketë sukses kur gjithkush ka shanse të barabarta, gjithkush bën pjesën që i takon, dhe të gjithë ecin sipas të njëjtat rregullave.

Demokratët kërkojnë të arrijnë progres në çështje të tilla si krijimin e vendeve të punës, paga të barabarta, arsim, shëndetësi, dhe energjinë e pastër, dhe si klub ne besojmë se kjo do të frymëzojë politikanët në Shqipëri dhe për të ndihmuar për të promovuar dhe zbatuar politikat e majta, idetë dhe parimet liberale në Shqipëri.

Ne jemi të përkushtuar për mbështetjen e parimeve dhe kandidatëve Demokratë. Këtë synojmë ta arrijmë përmes një game të gjerë të aktiviteteve sociale, edukative dhe politike.

Ne mbështesim kandidaten e Partisë Demokratike, Hillary R. Clinton në garën për Presidente të SHBA dhe promovojmë trashëgiminë e presidentëve të mëdhenj amerikanë si Woodrow Wilson, Franklin D. Roosevelt, John F. Kennedy, dhe William J. Clinton.

Çdokush mbi moshën tetëmbëdhjetë vjeç, amerikan ose shtetas shqiptar që beson në parimet dhe politikat demokrate mund të anëtarësohet në këtë klub.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?