Nis gjyqi ndaj deputetit të PD-së, Astrit Veliaj

 

Gjykata e Lartë ka nisur sot shqyrtimin gjyqësor në ngarkim të deputetit të PD­së, Astrit Veliaj, akuzuar për “shkatërrim prone” dhe “ndërtim të paligjshëm”. Seanca ka nisur me leximin e kërkesës për gjykim nga ana e organit të akuzës.

Deputeti Veliaj nuk ka qenë i pranishëm, ndërkohë që avokati i tij ka mohuar akuzat, “Nuk ekziston vepra penale”­ ka thënë ai.

Pas kësaj, gjykata vendosi që seanca tjetër të zhvillohet në 21 shtator. Deputeti Veliaj u mor i pandehur nga Prokuroria e Përgjithshme në shtator të vitit të kaluar pas dy kallëzimeve penale të kryera për ndërtimin pa leje të universitetit nën pronësinë e kompanisë së tij UFO sh.p.k në qytetin e Fierit.

SHKARKO APP