Nis hetimi për lejet e dhëna nga Basha

Organi i akuzës ka nisur hetimin për lejet e ndërtimit të dhëna nga ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, teksa ka filluar verifikimin e të gjithë dokumentacioneve për lejet e dhëna nga Basha gjatë periudhës qershor 2013-korrik 2014.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se në Bashkinë e Tiranës kanë depozituar kërkesën për hetimin e lejeve të ndërtimit, ndërsa hetimet janë fokusuar në vërtetimin e pretendimit të kallëzuesve se në kundërshtim me funksionin e PDV, dokumentet e miratuara nga Bashkia e Tiranës lejojnë ndërtime brenda pronave të përzgjedhura dhe jo brenda gjithë zonës në studim.

Konkretisht, në kërkesën e saj Prokuroria thekson është duke verifikuar shkeljet për mosrespektimin e procedurave për miratimin e Planeve të Detajuara Vendore në 129 raste.
 
Më tej, organi akuzës shpjegon se hetimet po kryhen për mosrespektim të kërkesave ligjore për dhënien e lejeve të ndërtimit, mosushtrim i kontrollit të territorit në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës, apo mosrespektim i ligjeve dhe Planit të Përgjithshëm Vendor nga projektuesit përgjegjës për hartimin dhe projektit arkitektonik të planeve të detajuara vendore. 
 

SHKARKO APP