Nis kursi i lartë trajnerët në sistemin e burgjeve

Zoto, Drejtori i Policisë së Shtetit, z. Artan Didi, Zëvendëskryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, z. Robert Wilton dhe Menaxheri i Programeve pranë ICITAP, z. Steve Bennet.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Zoto, u shpreh në fjalën e hapjes së aktivitetit se është e rëndësishme që përmes zhvillimit të kapaciteteve të burgjeve të mundësohet një riintegrim më i shpejtë për personat në konflikt me ligjin.

“Një kurs i tillë bëhet për herë të parë në Shqipëri, prandaj për ne është shumë i rëndësishëm. Është një nismë mjaft e mirë dhe një trajnim profesional për ata, që nesër do të jenë në krye të stafeve të burgjeve për të vazhduar trajnimet brenda sistemit. Është një kurs i vështirë 10- ditor, sfidues për nga materialet e trajtuara, i cili është hartuar me programet më bashkëkohore. Falenderoj ICITAP që ka mundësuar praninë e ekspertëve më të mirë për të trajnuar stafin e burgjeve, si dhe aktorët e tjerë që e mbështesin këtë aktivitet.”- theksoi ndër të tjera Zoto.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i Policisë së Shtetit, z. Artan Didi, në fjalën e tij theksoi faktin, se po hidhet një hap drejt konsolidimit të këtij misioni të rritjes së profesionalizmit në sistemin e drejtësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Akademia e Policisë ka një ekspertizë në nivelin e mësimdhënies, që bazohet tek përvoja e transmetuar në breza dhe në aspektin metodologjik e profesional. Përshëndes nismën e sotme për këtë trajnim të profilizuar dhe uroj që puna e mirë të vijojë edhe më tej.”- u shpreh ndër të tjera Didi.

I pranishëm në panel ishte edhe z. Robert Wilton, i cili foli në emër të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, si partner në këtë projekt ambicioz.

“Ky trajnim është shembull i partneritetit të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare në Shqipëri. Nelson Mandela thoshte se “Askush nuk e njeh një komb, derisa hyn në burgjet e tij”. Në këtë kuptim, gjithkush i privuar nga liria duhet të trajtohet me dinjitet. Mbrojtja e personave të privuar nga liria në burgje është përmirësuar ndjeshëm dhe OSBE ka dhënë mbështetjen e saj përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, si dhe në përmirësimin e kuadrit legjslativ. Kemi si qëllim profesionalizmin e stafit në sistemin e drejtësisë dhe sigurisë, gjë që sjell një zhvillim të qëndrueshëm kombëtar. Duhet ndërtuar një sistem që promovon mbrojtjen sociale, për trajtimin e grupeve specifike të të dënuarve vulnerabël, siç janë të të miturit, gratë dhe personat me probleme të shëndetit mendor.”- theksoi Wilton.

Ndërsa z. Steve Bennet nga ICITAP ndau me audiencën eksperiencën e tij në sistemin e sigurisë në SHBA, duke evokuar rëndësinë e profesionalizmit të stafeve të burgjeve në kontekstin e sistemit të drejtësisë.

“Për një drejtësi efektive duhen mbajtur parasysh tre elementë të rëndësishëm: policia, burgjet dhe gjykatat. Kam vënë re se burgjet janë një hallkë e neglizhuar. Jo se ata nuk ju kuptojnë, por nuk ju shohin. Nuk shohin punën tuaj të përditshme, e cila nuk është e dukshme për vetë natyrën e saj. Për këtë arsye, unë e përgëzoj nismën dhe ju uroj suksese në trajnimin e sotëm, që është mjaft profesional.”- theksoi Bennet.

Trajnimi i trajnerëve përfshin punonjës të sistemit të burgjeve nga sektorët më të rëndësishëm, siç është ai social, ligjor, i shëndetësisë dhe sigurisë. Ai është gjithpërfshirës dhe do të vijojë deri në datën 19 dhjetor 2014, kur do të zhvillohet edhe një ceremoni diplomimi për pjesëmarrësit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?