Sërish kaos në Kuvend, deputetët e opozitës u frynë bilbilave

Edhe sot puna e seancës plenare është bllokuar nga deputetët tashmë të bashkuar të Bardhit dhe Berishës.

Deputetët demokratë janë reshtuar para foltores me pankarta në duar, teksa vijojnë t’i bien bilbilave.

Deputetët e Bashës dhe ai vetë kanë kërkuar një interpelancë me kryeministrin Edi Rama.

Por për shkak të vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Rama ia ka deleguar ministres Spiropalii zhvillimin e Interpelancës. Vendim i cili nuk është pranuar nga deputetët demokratë.

Ndërsa ditën e sotme në Kuvend është rikthyer edhe ligji për Bastet i cili u tërhoq nga vetë socialistët në seancën e 8 shkurtit.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla i ka bërë thirrje deputetëve të largohen që seanca të zhvillohet normalisht.

“Mos vijoni me çorodinë”, tha Nikolla, ndërsa iu drejtua gardës: “Le të largohet! Ju lutem garda largohuni”.

Po ashtu deputetët e Bardhit dhe Berishës po i fryjnë bilbilave duke mos lejuar që deputetët të dëgjohen në sallë.

SHKARKO APP