Nis pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout

Ka nisur pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout në Laç. Besimtarë nga zona të ndryshme të Shqipërisë kanë ardhur për t’u lutur në Kishën e Shna Ndout, që nga të gjithë pelegrinët konsiderohet e shenjtë. Pelegrinazhi i 13 të martave, kulmon në 13 qershori, Ditën e Shënuar të Kishës së Shna Ndout.

Në Kishën e Shna Ndout në qytetin e Laçit ka nisur pelegrinazhi i përvitshëm 13-javor. Qytetarë të besimeve të ndryshme të ardhur nga çdo qytet i vendit i janë drejtuar objektit të kultit në kodrën mbi qytetin e Laçit për të adresuar kërkesat e tyre, pasi siç thonë kanë bindjen se do të realizohen.

Për të garantuar mbarëvatjen e pelegrinazhit janë angazhur forca të shumta të Drejtorisë Policisë Qarkut Lezhë, të cilët kanë hartuar një plan masash.

Agron Gega: “Zgjerimi i rrugës që ka qënë burim i pengesave për të dalë te kisha për të bërë peligrinazhin. Do bëjmë të mundur që të krijojmë rend dhe siguri gjatë gjithë aktivitetit deri në datën 13”.

Luan Shehaj: “Janë të ingranuara të gjitha shërbimet, policia kriminale, policia e rendit dhe policia rrugore. Të gjitha këto janë në siguri të këtij aktiviteti shumë të rëndësishëm që nuk është vetëm për Lezhën dhe Laçin, por për të gjithë Shqipërinë”.

Pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout kulmin mesnatën e 13 qershorit, ku janë me mijëra besimtarë që e kalojnë aty natën.

/Oranews.tv/

[youtube url=”[youtube url=”video_url” width=”560″ height=”315″]” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP