Nis pelegrinazhi në Malin Tomor
Mijëra besimtarë bektashi dhe jo vetëm kanë nisur zyrtarisht pelegrinazhin në Malin e Tomorrit në nder të imamit Abaz Aliu i cili njihet si themelues i kësaj feje.
Përfaqësues të Gjyshatës së Skraparit deklarojnë se gjatë këtij viti janë bërë një sërë investimesh në infrastrukturë për të lehtësuar ardhjen e besimtarëve
Edhe policia e Skraparit ka marrë masa për të siguruar rendin dhe qetësinë gjatë pelegrinazhit.
Besimtarët deklarojnë se e kanë nisur këtë pelegrinazh me shpresën se do të kenë më shumë mbarësi në familjet e tyre.
Ritet për festën e Abaz Aliut përfshijnë ndezjen e qirinjve në vendet e shenjta, dhurimin e të hollave pranë objekteve të kultit, flijimin e një deleje apo qingji dhe ndarjen e ushqimit midis besimtarëve. Në këtë pelegrinazh pritet që të marin pjesë edhe personalitete të larta të politikës shqiptare dhe trupi diplomatik i akredituar në Shqipëri.
KOHA JONË SONDAZH

