Nis plazhi. Pushuesit shqetësohen nga taksa e shtëpisë
Për shkak të temperaturave të qëndrueshme dhe motit me diell, bregdeti i Durrësit ka pasur fluks turistësh jo vetëm nga Tirana, por edhe Kosova. Për pushuesit kosovarë, kjo fundjavë pa pagesën e taksës për Rrugën e Kombit shijon edhe më shumë.
Ata shprehen se e duan Shqipërinë dhe bregdetin e saj, po taksa duhet të jetë më e arsyeshme. “Jemi nga Peja dhe kemi ardhur për fundjavë. Durrësi është i bukur, po mirë është të mendohet për këtë taksën. Qeveria ka vënë taksë të lartë, e duhet të marrë masat për ta ulur taksën, ndryshe pushuesit do të ikin në vende të tjera. Të paktën 2.5 euro do të ishte OK”, tha një pushues nga Kosova.
“Rruga duhet të mirëmbahet, por duhet të caktohet një çmim i arsyeshëm e duhet të ketë një rrugë alternative. Mendoj se do të ndikojë negativisht për turizmin. E arsyeshme do të ishte 2-3 euro për kalim”, tha një tjetër pushues.
“Jam nga Mitrovica. Do të vijmë vetëm nëse nuk paguajmë taksa. Jo vetëm puna e pagesës, por dhe e vonesave që krijohen kur bëhet pagesa. Ndoshta mund të vendosin biletë një apo dyjavore”, tha një tjetër turist.
KOHA JONË SONDAZH

