Nis projekti “Zhvillimi i qëndrueshëm i kapaciteteve në sektorin e ujit në Shqipëri”

Vlera e këtij projekti të akorduar nga USAID dhe Shoqata Ujësjellës Kanalizime ka një buxhet prej 1.3 milionë USD. 
Në ceremoninë e organizuar morën pjesë drejtori i USAID për Shqipërinë Marcus Johnson, Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Ujsësjellës Kanalizime, përfaqësues nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, donatorë të ndryshëm si edhe përfaqësues të shoqatave të ujit partnere në Ballkan dhe Europë.
Qëllimi i këtij projekti është ndërtimi i një platforme për trajnimin e personelit për sektorin e furnizimit me ujë si edhe menaxhimin e ujërave të ndotur. Po ashtu synohet që kjo patformë të shërbejë si shembull i zhvillimit të qëndrueshëm të fuqisë punëtore dhe të kontribuojë në rritjen e profesionalizmit në ofrimin e shërbimeve të domosdoshme të furnizimit me ujë dhe menaxhimin e ujërave të ndotura urbane.
Vetë USAID dhe SHUKALB(ShoqataUjsësjellës Kanalizime e Shqiperisë) janë entuziaste për këtë projekt dhe e shohin si një aspekt shumë të rëndësishëm në përpjekjet për të arritur standartet e kërkuara të cilësisë së këtyre shërbimeve jetike.

SHKARKO APP