Nis raprezalja ndaj banorëve – 20 furgonë policie kontrolle dhe arrestime te “Bregu i Lumit”
Ka filluar pak minuta më parë represioni policor ndaj banorëve të “Bulevardit të Ri”, të cilët kundërshtuan sot me forcë prishjen e padrejtë të shtëpive të tyre nga IKMT-ja.
Sipas burimeve mbi mbi 20 furgona policie janë drejtuar këtë moment për te “Bregu i Lumit” ku po ushtrojnë kontrolle në banesat e protestuesve që ishin aktivë sot.
Faxweb.al bën me dije se janë arrestuar 2 vëllezër, përkatësisht Bujar Durullari dhe Idajet Durullari për shkak të protestës së sotme.
Kjo nuk është hera e parë që Policia e Sandër Lleshaj sillet si Policia e Errësirës që bastis shtëpitë sapo bie nata.
KOHA JONË SONDAZH

