Nis rehabilitimi i rrugës Prekal-Kir, kryebashkiaku i Shkodrës: Ky investim do të rrisë turizmin në zonën e Dukagjinit
Ka nisur puna për rehabilitimin e rrugës Prekal-Kir në zonën e Dukagjinit në Shkodër. Kjo është faza e parë e punimeve në aksin rrugor që është një investim i rëndësishëm për zonën.
“Kjo është faza e parë e këtij investimi. Janë 17 km rrugë me 5 metr gjerësi rruge, me kanalizime, me vepra arti, me ura, me sistemime, me mure mbrojtëse, të gjithë pjesën kryesore që ka kjo rrugë deri në fund. Pastaj faza tjetër do të jetë më vonë”,-thotë kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci.
Po ashtu Beci tha se ky investim do të ndikojë edhe në zhvillimin e turizmit në këtë zonë jo shumë të njohur veçanërisht nga turistët e huaj. “Për mua Dukagjini me këtë rrugë do të jetë një zbulim. Do jetë një zbulim për Shkodrën, për turizmin, për zhvillimin ekonomik, gjithë rajonin”.