Nis rindërtimi i shtëpisë së Mom Hidës e Fiqiri Lamit në Mazrek

Një javë më parë, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj do i premtonte vajzës së vogël të familjes Lami në Mazrek, Sonilës, rindërtimin nga e para të shtëpisë së shkatërruar nga tërmeti. Menjëherë pas vizitës në këtë familje, mjetet e rënda të kompanisë që iu përgjigj thirrjes së Bashkisë së Tiranës duke adoptuar rindërtimin e kësaj banese, kanë filluar prishjen e rrënojave të mbetura për të hapur themelet e shtëpisë së re, më të fortë dhe me kushte shumë herë më të mira.

Ka qenë vetë kryebashkiaku Erion Veliaj i cili ka publikuar pamjet nga punimet që po ecin me ritme të shpejta. “Nisi rindërtimin dhe shtëpia e Mom Hidës e Fiqiri Lamit në Mazrek e dëmtuar përtej riparimit nga tërmeti i fundit!

Mirënjohje Luan Bregasit që e mori përsipër dhe ta gëzojë ija shtëpinë e re pas pak kohësh”, shkruan Veliaj.
Familja Lami përbëhet nga 6 pjesëtarë në familje, Fiqiriu kryefamiljari, mamaja e tij, bashkëshortja dhe tre fëmijët.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?