Nis seanca gjyqësore për Dritan Dajtin, por nuk ndodhet në gjykatë…

Ka nisur seanca gjyqësore ndaj Dritan Dajtin, e cila do të zhvillohet përmes një video konference për arsye sigurie me IEVP Peqin.

“Prisnim që Dritan Dajti të ishte i pranishëm. Klienti im i shqetësuar pse nuk është lejuar prania në gjykatë”, ka deklaruar avokati i tij.

Pak ditë më parë Dajti iu drejtua drejtorisë së burgut të Peqinit me një kërkesë ku kërkon që të lirohet, pasi e ka kryer dënimin prej 25 vitesh.

SHKARKO APP