Nis seanca per Ramush Haradinaj ne Gjykaten e Colmerit ne France.
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbërritur në Gjykatën në Colmar të Francës, aty ku do të mbahet seanca për të.
Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij Arianit Koci
Ne seance do te vendoset nese do te ekstradohet Haradinaj apo do te lirohet me kusht.
Nderkohe behet me dije se Ministria e Drejtësisë e Serbisë i ka dërguar Francës dokumentacion shtesë në lidhje me zgjerimin e hetimeve ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Lajmin për dërgimin e materialeve shtesë në Francë për Haradinajn e kanë konfirmuar nga ministria serbe edhe për agjencinë e lajmeve Tanjug.

