Nis seanca, pritet të miratohen strukturat e reja të Parlamentit
Aktualitet E Hënë, 13 Shtator 2021 17:12
Ka nisur seanca e tretë plenare e kësaj legjislature të X dhe e para pas konstituimit dhe betimit të deputetëve.
Në seancën e sotme deputetët do të mblidhen për të ngritur të gjitha strukturat e reja të parlamentit.
Në rendin e ditës është parashikuar miratimi i përbërjes së 8 komisioneve të përhershme; 5 prej të cilave drejtohen nga mazhoranca dhe 3 nga Partia Demokratike si edhe do të ngrihet edhe byroja e Kuvendit dhe sekretariatet.