Nis shembja e 12 shtëpive te “5 Maji”. Banorët përplasen me policinë (Pamjet)
IMT ka nisur mëngjesin e sotëm aksionin për shembjen e banesave në lagjen “5 Maji”, në Tiranë.
Aksioni është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes banorëve dhe policisë. Banorët po protestjnë kundër aksionit të IMT, pasi sipas tyre, nuk u është ofruar dëmshpërblim për banesat e tyre.
Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, situata është tensionuar kur banorët janë përpjekur të mbrojnë shtëpitë e tyre duke hedhur gurë e shkopinj në drejtim të policëve, ndërsa këta të fundit u janë përgjigjur me gazlotsjellës.
Sot parashikohet që të shemben 12 banesa. Ndërsa më parë janë shembur dhjetëra të tjera. Prej disa kohësh banorët e “5 majit” por jo vetëm janë ngritur në protesta që kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre.
Ata kërkojnë marrëveshje me qeverinë për banesat e reja dhe dëmshpërblimin në proporcion të drejtë me pronat që kishin.

KOHA JONË SONDAZH

