Nis sot “Euro 2016”, ndeshja e parë Francë-Rumani
Vëmendja e Evropës dhe mbarë botës do të jetë sot në “Stade de France”, kur do të nisë Kampionati Evropian me ndeshjen hapëse ndërmjet Francës dhe Rumanisë.
Ceremonia është projektuar të shpërfaqë vlerat e kulturës franceze, ku do të marrin pjesë valltarë muzikantë, një kor i të rinjve, si edhe DJ i njohur francez, David Guetta.
Kjo ndeshje do të jetë e vetmja e ditës së sotme dhe do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00 në “Stade de France”.
Francezet do të tentojnë që të shënojnë fitore që në ndeshjen e parë për të treguar se janë favoritë, pasi kampionati luhet në vendin e tyre, ndërsa Rumania për të treguar se jo rastësisht është pjesë e “Euro 2016”.
Ndeshja:
France – Rumani Ora 21:00
KOHA JONË SONDAZH

