Nis sot Kongresi i Partisë Socialiste, 1500 delegatë vendosin për kryetarin

Sot nis punimet Kongresi i Partisë Socialiste.

Sipas rendit të ditës që mundet edhe të pësojë ndryshime i pari do ta marrë fjalën Kreu i PS, Edi Rama, më pas Kreu i grupit të deputetëve socialistë Gramoz Ruçi do të prezantojë një raport mbi ecurinë dhe rezultatet e fushatës së antarësime në PS.

Veprimtarinë mes dy kongreseve do ta paraqesë Komisioni i Garancive Statutore në këtë parti.

Pas pyetjeve dhe diskutimeve, pikë e pestë e rendit të ditës janë ndryshimet në statut dhe në fund zgjedhja e drejtuesve të organeve qendrore të PS.

Giani Pitella dhe Massimo Da Lema së bashku me të ftuar të tjerë ndërkombëtarë do të përshëndesin punimet e Kongresit, ndërsa Mateo Renzi, Martin Shultz, Toni Blair dhe Johanes Svoboda do të jenë të pranishëm nëpërmjet video mesazheve.

1500 delegatë janë ftuar të marrin pjesë në kongresin e Partisë Socialiste do të votojnë statutin e ri dhe anëtarët e asamblesë. Ndërkohë të dielën po ne Pallat Kongreseve hapen zgjedhjet per forumin rinore eurosocialist, për strukturat dhe kryetarin.

Pika 6 dhe e fundit e rendit të ditës, parashikon zgjedhjet e organeve qendrore drejtuese të PS-së ku pritet të përqendrojnë të gjithë debatin se si do të veprohet për kryetarin e partisë.

Fatmir Xhafaj do të prezantojë statutin e ri të partisë. Në statutin e ri pritet të përcaktohet  që në rast se kryetari i PS fiton zgjedhjet dhe shpallet Kryeministër dhe mandati i tij përfundon dy vjet nga zgjedhja në krye të qeverisë, kryetari do të rikonfirmohet pa votim, në Kongresin e PS. Në rast se kryetarti i PS, humbet zgjedhjet, do të respektohet rregulli i zgjedhjes së tij, përmes parimit, një anëtar një votë. Statuti i ri,  përmirëson disa nene që përshtasin organizimin e partisë në bazë të  ndarjes së re administrative-territoriale.

Ftesë për pjesëmarrje ka marrë dhe ish lideri i PS-së Fatos Nano. Për herë të fundit Kongresi u mblodh më 5 nëntor të vitit 2011.

Cfare do votohet dhe kush do të votojë
Në kongres do të votohet për 175 anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare dhe 9 anëtarët e Komisionit të Garancive Statutore.  Çdo delegat do të votojë vetëm për anëtarët e qarkut të tij. Delegatët do të përcaktojnë nëse do të ketë referendum për mandatin e tij, brenda 30 ditëve nga kongresi.
Të drejtën e votës përveç delegatëve të zgjedhur për shkak të zgjedhjeve të brendshme të partisë e kanë dhe 620 të tjerë që e përfitojnë atë për shkak të postit që mbajnë si deputetët, kryetar partie e bashkie dhe ish president

SHKARKO APP